Mori 10 mijë euro pasi shantazhoi pronarin e lokalit, burg për shefin e Antidrogës: S’e dija që në zarf kishte para

Aktualitet | 2 vite më parë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka lënë në burg shefin e Antidrogës në Durrës, Gëzim Preçi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Gëzim Preçi u arrestua dy ditë më parë pasi nga hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore rezultoi se ai kishte shantazhuar pronarin e një lokali në Durrës se do ja mbyllte nëse nuk i jepte 20 mijë euro. Nga përgjigjet e AMP, Preçi kishte marrë vetëm 10 mijë eurot e para, të cilat iu sekuestruan gjatë arrestimit të tij.

Gjatë seancës në GJKKO, vetë Preçiu u shpreh se “nuk kisha dijeni se çfarë kishte në zarf, se dija që kishte para”.

Ai ka kërkuar një masë më të butë sigurie, por GJKKO pas provave ka vendosur që ta lërë atë pas hekurave.

Gazmir Preçi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme