Mori pjesë në protesta, lojtari i Oklahoma pozitiv me koronavirus

Amen Ogbongbemiga, lojtar i skuadrës së Oklahoma State në NFL (National Football League) në Amerikë, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai ka marrë pjesë në protestat e organizuara në Tulsa të Amerikës, pas vrasjes së George Floyd. Lajmin e konfirmoi vetë lojtari në “Twitter”, duke thënë se gjatë kohës që ishte në manifestim ka mbajtur maskë dhe doreza. “Ju lutem, nëse do të shkoni të protestoni, kujdesuni për veten tuaj, të jeni të sigurt”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale. Pas këtij lajmi, të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të Oklahoma State i janë nënshtruar testeve, për të parë nëse ka të tjerë persona pozitivë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




