“Mos qaj” pas 15 vitesh ringjiten në skenën e RTSH “Djemtë e Detit”! Edea Demaliaj risjellë këngën hit të të atit të ndjerë Gent Demaliaj

Nata e tretë e Festivalit të këngës në RTSH i kushtohet rikthimit të hiteve të këtij festivali në 61 vite, këngë që kanë mbetur në memorien e publikut dhe këndohen edhe sot me plot pasion dhe emocion si në momentin që u shfaqën për herë të parë.
Një nga momentet më të veçanta ishte rikthimi i këngës hit të viti të mbrapshtë 1997, “Mos qaj” e Djemve të Detit.
Drejtuesi i grupit të “Djemtë e Detit”, Gent Demaliaj është ndarë nga jeta pak vite më parë, por emocionin, zërin dhe interpretimin e tij fantastik të dikurshëm e solli në skenë e bija Edea Demaliaj, e cila ngriti publikun peshë me vokalin dhe vargjet e tekstit që dikur këndoheshin nga i ati.
Një preferencë e jashtëzakonshme që u shoqëruar edhe interpretimin e Valentin Markvukaj e “Djemve të Detit”, i cili rikthehet pas 15 vitesh në skenën e RTSH dhe këngëtares Enxhi Nasufit, e cila u përlot në fund të performancës.
“Është përgjegjësi shumë herë më e madhe se kur performoj diçka time. Këngët e babait janë një thesar dhe jam shumë e lumtur që i kam dhe do i këndoj gjithmonë”, tha Edea.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




