Moska paralajmëron: Jemi në prag të një konflikti mes fuqive bërthamore

Në një kohë kur konflikti në Ukrainë vijon dhe Perëndimi ka shprehur vazhdimisht mbështetjen ndaj Kievit, Rusia ka paralajmëruar se bota është në prag të një konflikti mes fuqive bërthamore.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha këtë të martë se Uashingtoni dhe aleatët e tij p provokojnë, duke shkuar “në mënyrë të rrezikshme në prag të një konfrontimi të hapur ushtarak me Rusinë”
“Pas provokimit të një përkeqësimi të krizës ukrainase dhe lëshimit të një konfrontimi të ashpër hibrid me Moskën, Uashingtoni dhe aleatët e tij po shkojnë në mënyrë të rrezikshme në prag të një konfrontimi të hapur ushtarak me Rusinë, që nënkupton një konflikt të armatosur të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore”, tha Zakharova.
Nuk ka ende një reagim nga Perëndimi në lidhje me këtë deklaratë./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




