Moska tha se ka vrarë 600 ushtarë ukrainas, Kievi e mohon: Kjo është propagandë ruse

Ukraina e ka cilësuar “propagandë” pretendimin rus se ka vrarë 600 ushtarë ukrainas gjatë sulmeve të saj të fundit. Më herët, Moska pretendoi, pa dhënë asnjë provë, se një “sulm masiv raketor” në qytetin lindor të Kramatorsk kishte vrarë më shumë se 600 forca ukrainase.
Moska e cilësoi këtë sulm si “hakmarrje për një sulm ukrainas në një bazë ruse që vrau dhjetëra ushtarë rusë në ditën e Vitit të Ri”. Ushtria ukrainase thotë se kjo është e pavërtetë.
“Kjo është një tjetër pjesë e propagandës ruse,” tha një zëdhënës i ushtrisë ukrainase.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte vrarë më shumë se 600 ushtarë ukrainas në një sulm ndaj ndërtesave që strehojnë përkohësisht forcat ukrainase. Më shumë se 1,300 trupa ukrainase ishin vendosur në dy ndërtesa, tha Moska.
Moska ende nuk ka ofruar ndonjë provë për pretendimin e Rusisë se ka vrarë qindra ushtarë ukrainas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




