Moti – Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira me reshje shiu. Temperaturat në rënie

E Premte 30 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu lokale në pjesën veriore lindore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/29°C
– Zonat e ulëta 19/35°C
– Zonat bregdetare 22/33°C
Kosova për dt. 30 Gusht 2024 do të ketë vranesira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C –19°C në mëngjes deri në 29°C –33°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë 31 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim me reshje shiu lokale në pjesën lindore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/29°C
– Zonat e ulëta 19/34°C
– Zonat bregdetare 22/33°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




