Moti, dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira, reshje lokale dhe temperatura në rritje

Në Shqipëri sot moti do të jetë me diell në bregdet dhe vranësira në zonat malore si dhe reshje të izoluara.
Era do të fryjë nga jugperendimi me 7 m/sek, valëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Temperaturat maksimale dhe minimale : zonat malore 16-27 gradë C, zonat e ulëta 18-35 gradë C dhe zona bregdetare 22- 33 gradë C .
Në Kosovë sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira.
Temperaturat do të variojnë nga 15 -18 gradë C minimale në 31 -33 gradë C maksimalet.
Në Shqipëri nesër moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta .
Era do të fryjë nga jugperendim 8 m/sek, valëzimi i detit do të 2-3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale, në zonat malore 17-33 gradë C , zona e ulët 20 -36gradë C dhe Zona bregdetare 22-34 grade Celsius
Meteorologe Rezarta Xhakollari
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




