Moti – Dita e sotme do të jetë me diell, rriten temperaturat

Aktualitet | 3 vite më parë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga Anticikloni afrikan duke sjellë temperatura  të larta në territorin e Shqipërisë.

E Hënë, 29 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe mjegull në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim Lindje (E) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     8/26°C

– Zonat e ulëta       12/29°C

– Zonat bregdetare 14/28°C

Kosovë

Kosova për dt. 29 Prill 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 21°C –24°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë, 30 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim pasdite duke u pasuar nga reshje lokale të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     8/23°C

– Zonat e ulëta       12/28°C

– Zonat bregdetare 14/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme