Moti – Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të jenë deri 41 gradë

Aktualitet | 2 vite më parë

Anticikloni afrikan po dominon Evropën verilindore duke përmbyllur muajin korrik me temperatura të larta në territorin e Shqipërisë .

E Hënë 29 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet, vranësira të pakta në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/36°C

– Zonat e ulëta      22/40°C

– Zonat bregdetare 24/38°C

Kosova për dt. 29 Korrik 2024 do të ketë kthjellime.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 36°C –37°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë 30 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      22/37°C

– Zonat e ulëta      22/41°C

– Zonat bregdetare 24/38°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme