Moti –Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe mjegull në juglindje. Temperaturat do të zbresin

Europa verilindore po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.
E Diel, 17 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mejgull në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -9/2°C
– Zonat e ulëta 0/12°C
– Zonat bregdetare 3/13°C
Kosovë
Kosova për datën 17 Dhjetor 2023 do të ketë mjegull dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -7°C – -3°C në mëngjes deri në 2°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë, 18 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimroe, mjegull ngrica dhe akull në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -6/7°C
– Zonat e ulëta 1/13°C
– Zonat bregdetare 5/14°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




