Moti – Dita e sotme do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu pasdite

Fluksi i rrymave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosfrës po ndikojnë Mesdheun duke mbajtur kushte klimaterike të paqëndrueshme në fillimin e javës.
E Hënë, 27 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim pasdite të pasuara nga reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim veriperendim (NW) me shpejtësi 8 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 11/22°C
– Zonat e ulëta 14/26°C
– Zonat bregdetare 15/26°C
Kosova për dt. 27 Maj 2024 do të ketë kthjellime vranësira dhe reshje shiu.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 20°C –22°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë, 28 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura duke u të pasuar nga reshje shiu dhe rrebeshe pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 7 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/19°C
– Zonat e ulëta 14/24°C
– Zonat bregdetare 15/25°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




