Moti – Dita e sotme do të jetë me vranësira kthjellime dhe reshje në zonën veriperëndimore

Rrymat ajrore Atlantike po ndikojnë Evropën perëndimore, të cilat do të sjellin ndryshime të motin në vendin tonë.
E Enjte 13 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën veriore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/28°C
– Zonat e ulëta 16/32°C
– Zonat bregdetare 18/30°C
Kosova për dt. 13 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C –18°C në mëngjes deri në 28°C –30°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte 13 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 13/26°C
– Zonat e ulëta 18/28°C
– Zonat bregdetare 18/29°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



