Moti – Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi, temperaturat me rënie

Një vorbull ciklonike me presion të ulët atmosferik e furnizuar me rryma ajri Atlantike po ndikon pellgun e Mesdheut duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.
E Enjte 27 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu në mesditë. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/28°C
– Zonat e ulëta 18/32°C
– Zonat bregdetare 22/32°C
Kosova për dt. 27 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C –16°C në mëngjes deri në 26°C –28°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte 28 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-1,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 13/27°C
– Zonat e ulëta 18/31°C
– Zonat bregdetare 20/31°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



