Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, temperaturat me rritje

E Diel 13 Tetor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/23°C
– Zonat e ulëta 12/26°C
– Zonat bregdetare 16/25°C
Kosova për dt. 13 Tetor 2024 do të ketë diell dhe mjegull . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –10°C në mëngjes deri në 19°C –21°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë 14 Tetor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, mjegull në mëngjes. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/21°C
– Zonat e ulëta 11/26°C
– Zonat bregdetare 14/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




