Moti – Kthjellime dhe vranësira në zonat malore, temperaturat do të jenë me rritje

Anticikloni afrikan po rikthehet në pellgun e Mesdheut ku presim rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë .
E Premte 26 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet, dhe vranësira në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/33°C
– Zonat e ulëta 20/37°C
– Zonat bregdetare 22/36°C
Kosova për dt. 26 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 29°C –32°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë 27 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet, dhe vranësira në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 20/35°C
– Zonat e ulëta 22/38°C
– Zonat bregdetare 22/37°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




