Moti në Shqipëri, vapa po shkon drejt fundit

Anticikloni afrikan tashmë po zhvendoset drejt juglindjes së Europës, duke i’a lënë vendin një fronti të ftohtë ku priten reshje shiu dhe stuhi në brigjet e Ballkanit Perendimor.
Në orët e mbrëmjes do të ketë vranësira mesatare dhe kthjellime në jug të vendit.
Priten këto temperatura:
Zonat malore 20-36
Zona qendore 20-38
Bregdeti 24-35 gradë
Në Kosovë moti do te jete me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhaten 19-22°C në mengjes, 31 deri në 35°C mesdite.
Për 24 orët e ardhshme në Shqipëri do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi lokale në juglindje. Era do të jetë me drejtim jugperendim 8 m/sek dhe dallgezim të forces 3. Temperaturat do të jenë me rënie!
Meteorologe Rezarta Xhakollari
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




