Moti sot do jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta

Në vendin tonë moti do të jetë me diell këtë të shtunë. Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 6/18°C
- Zonat e ulëta 8/22°C
- Zonat bregdetare 14/23°C
Kosova për dt. 2 nëntor do të ketë kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4–8°C në mëngjes deri në 15°–19 gradë Celsius në mesditë.
E diel, 3 nëntor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare shtresore, kthjellime pasdite. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 6/18°C
- Zonat e ulëta 8/22°C
- Zonat bregdetare 14/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




