Moti sot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu e stuhi në verilindje

Masat ajrore më të freskëta do të sjellin reshje shiu locale dhe rënie të lehtë të temperaturave.
E shtunë, 3 gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale në zonat verilindore. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 18/32°C
- Zonat e ulëta 20/36°C
- Zonat bregdetare 24/33°C
Kosova për dt. 03 Gusht 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –20°C në mëngjes deri në 31°C –37°C gradë Celsius në mesditë.
E diel, 4 gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 18/32°C
- Zonat e ulëta 20/36°C
- Zonat bregdetare 24/33°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




