Moto GP, Marc Márquez e nis me -40 pikë

Drama ka mbaruar dhe fillon historia. Leja mjekësore që ka marrë Marc Márquez, për të garuar do të thotë që ai i ka lënë pas 9 muaj vuajtje, për shkak të frakturës në shpatullën e djathtë. Tani, për pilotin spanjoll fillon lufta për të rikuperuar tokën e humbur, dhe t’i rikthehet suksesit me Hondën.
Tani për tani, ai do të paraqitet në fundjavën e ardhshme në cirkuitin e Portimaos me 40 pikë më pak se lideri i kampionatit, Johann Zarco. E megjithatë për 6 herë kampionin e botës në Moto Gp, kjo është një distancë e rikuperueshme. Këtë gjë e ka bërë edhe më pari.
Pikërish në 2017, ai ishte 37 pikë larg vendit të parë kur duheshin edhe shtatë gara deri në përfundim të kampionatit. 40 pikët e tanishme janë vetëm 3 më shumë se atëherë, por është gjithashtu e vërtetë që këtë sezon ka ende edhe 17 Çmime të Mëdha përpara, me të cilat marzhi i rimëkëmbjes është shumë më i madh.
Tani sfida e Marquez drejt titullit, fillon me -40 pikë më pak se Zarko. Por nuk duhen harruar edhe emra të tjerë si Quartararo, Maverick, Bagnaia, Rins e Mir, që janë aty-aty me pikë. Ndaj lufta për titullin botëror në Moto gp 2021, do të jetë tepër e fortë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




