MotoGP, Jorge Martin do të niset i pari në Çmimin e Madh të Katarit

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Jorge Martin do të startojë nga “Pole Position” në Garën Sprint dhe në Çmimin e Madh të Katarit, në etapën e parë të Kampionatit Botëror të MotoGP 2024. Spanjolli i ekipit Ducati Pramac, zëvendës kampion në fuqi, mbylli kualifikimet me kohën rekord 1’50” 789, duke mbajtur pas tij Aprilian e Aleix Espargaro (+0”083) dhe Ducati zyrtar të Enea Bastianinit (+0”086), të cilët do të startojnë me të në rreshtin e parë.

Dy herë kampioni i botës Pecco Bagnaia do të niset nga rreshti i dytë, pasi u rendit i 5-ti, pas KTM-së së Binder (i 4-ti). Gjithashtu në rreshtin e dytë do të jetë edhe Marc Marquez (i 6-ti), duke bërë debutimin e tij zyrtar në Ducatin e skuadrës Gresini.

Gara e parë sezonale e Kampionatit Botëror të MotoGP 2024 do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në Katar, ndërsa sot në orën 17:00 do të zhvillohet “Gara Sprint”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme