MotoGp: Marc Marquez rikthehet në pistë

Vazhdon të përparojër Marc Marquez, i cili në këto ditë po përpiqet me gjithçka, që të jetë atje, në Çmimin e Madh të Botërorit, MotoGP 2021, i planifikuar për 28 mars në Katar. Pasi fluturoi në Doha për t’iu nënshtruar vaksinës ditët e fundit, piloti u kthye në Spanjë ku sot, për herë të parë, u ngjit në një motorr rruge. Numri 93, i cili disa ditë më parë kishte provuar një mini motorr, në fakt doli në cirkuitin e Montmelò në Barcelonë me Honda RC213V-S, versioni rrugor i RC213V. E gjithë kjo u dëshmua nga vetë Marquez në profilet e tij sociale.
Për Marc Marquez ky është një hap tjetër i madh drejt rikuperimit të plotë dhe një kthimi në garë në MotoGP. Piloti ka munguar që nga mesi i korrikut, kur një përplasje në Jerez e detyroi atë të ndalet gjatë dhe me tre operacione, i fundit ishte në dhjetor. Disa ditë më parë Honda lëshoi një azhurnim ku thuhej se mjekët po i jepnin dritën jeshile Marquez, për të rritur ngarkesat e punës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




