Mourinho i thur elozhe arbitrit pas fitores në “El Clasico”, por sulmon VAR-in: E zuri gjumi!

Spanjë | 51 minuta më parë

José Mourinho mund të ishte shumë i kënaqur pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në “Clasico”, por nuk do të ishte ai që njohin të gjithë pa ndonjë polemikë.

“Arbitri bëri një ndeshje shumë të mirë, kurse VAR-in e zuri gjumi në minutën e 60-të, me një vendim që do të kishte ndikim të madh në lojë. Nuk u dha një karton i kuq për Cancelo, për faullin ndaj Diomande”, – tha trajneri i Real Madridit.

Portugezi pastaj ka folur me nota pozitive për skuadrën e tij: “Ishim të organizuar dhe kurajozë kundër një skuadre që bëri shumë presion. Mendoj se ishte ndeshja më e vështirë ndaj një kundërshtari që kishte vetëm fitore në kampionat. Nuk munguan rastet për golin e dytë, si ai dy kundër një, me Bellingham dhe Mbappé. Barcelona reagoi fort në pjesën e dytë, por nuk e humbëm qetësinë”.

Pastaj dhe një shigjetë për mediet për Lunin: “Asnjë pyetje për të. Jam i sigurt se nëse do të bënte gabime, do të flisnit menjëherë për Lunin. Kemi portierin më të mirë në botë (Curtois), por asnjë nga lojtarët nuk qau para ndeshjes që nuk do të luante. Lojtarët janë të bashkuar, vijmë pas 5 fitoresh radhazi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme