Muaji gusht sjell fluks në portin e Durrësit

Muaji gusht shënon rritje të ndjeshme të numrit të udhëtarve drejt të Durrësit, pasi një pjesë e mirë e emigrantëve planifikojnë t’i kalojnë pushimet në vendlindje.
Burime nga Autoriteti Portual Durrës bëjnë të ditur se për periudhën 1-11 gusht janë regjistruar afro 60 400 udhëtarë në hyrje dhe mbi 24 200 udhëtarë në ikje drejt porteve italiane.
Ndërsa deri në fund të këtij muaji shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë për turizëm, duhet të jenë të vaksinuar me të dyja dozat, me një nga vaksinat e njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave ose të paraqesin testin negativ. Në çdo rast janë të detyruar të bëjnë 5 ditë vetëkarantinim.
Edhe këtë vit numri më i madh i personave që vijnë nga jashtë për pushime në Durrës vazhdon të mbahet nga shqiptarët e Kosovës, ndërsa më pas janë turistë nga vendet e lindjes si Polonia e Çekia. Shumë turistë kanë ardhur edhe nga Serbia.
Lidhur me preferencat e shqiptarëve për destinacionet jashtë vendit, Antalia në Turqi dhe Egjipti vazhdojnë të jenë në vend të parë e pas tyre vijnë Greqia dhe Spanja si dy shtetet që u hapën tërësisht për turistët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




