Mundja mirëpret Botërorin U-23

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Kampionati Botëror i moshës deri në 23 vjeç në mundje, kjo për vitin 2024, do të zhvillohet në Tiranë. Ky është vendimi që ka marrë Federata Botërore e Mundjes, ndërsa me shkresën e firmosur nga presidenti Nenad Laloviç, kjo më 14 korrik, zyrtarizohet Shqipëria si vend organizator.

Një kampionat, i cili do të zhvillohet më 21-27 tetor, ndërsa do të jetë në stilin e lirë, atë greko-romak dhe mundje për femra, teksa në fakt ky ishte lajmi që priste presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni.

Dhe gjithçka vjen pas organizimit perfekt të turneut ndërkombëtar “Muhamet Malo”, që tashmë është në kalendarin e Federatës Europiane dhe Botërore të Mundjes, si dhe të Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç, i cili u zhvillua në sallën olimpike “Feti Borova” më 12-18 qershor. Federata Botërore e Mundjes e ka falënderuar presidentin Sahit Prizreni, ndërsa tani nis aksioni për kryerjen e këtij Botërori, shumë të kërkuar nga Shqipëria.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme