Mungesa e fuqisë punëtore, Britania pritet të lehtësojë rregullat e emigracionit

Botë | 4 vite më parë

Britania do të lehtësojë rregullat e emigracionit, për të plotësuar boshllëkun e krijuar, lidhur me mungesën e fuqisë punëtore. Nisma synon edhe rritjen e biznesit.

Kryeministrja Truss pritet të zgjerojë listën e profesioneve, në mënyrë që të ndihmojë bizneset të plotësojnë vendet vakante, duke rekrutuar në mënyrë me të lehtë punëtorë jashtë Britanisë.

Truss është përballur me kërkesat e industrisë për më shumë punëtorë emigrantë, që t’u jepen viza pune për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar. Mungesa e fuqisë punëtore është një nga shqetësimet kryesore të shprehura nga punëdhënësit në disa sektorë.

Kryeministrja po planifikon të liberalizojë rrugët për të lejuar punëtorët e huaj të vijnë në Angli, sikurse u raportua edhe nga “The Sun”. Gjatë fushatës Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, mungesa këto të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas “Brexit”, si dhe pandemia.

“Programi i punëtorëve sezonalë”, i nisur për herë të parë në 2019, lejon përkohësisht 40,000 punëtorë nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar, që të punojnë në bujqësi, si dhe në rritjen e shpendëve. The independent

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme