Muzeu i Kalasë së Gjirokastrës, gjatë 10 ditëve të para të 2023 shënoi një numër të konsiderueshëm turistësh

Rrjeti i muzeumeve që përfshihen në kalanë e Argjirosë, siç është ai i armëve dhe muzeu Gjirokastra gjatë ditëve të para të janarit janë kthyer tashmë në destinacione të preferuara nga ana e vizitorëve që vijnë të shijojnë sitet që ofron qyteti i gurtë i Gjirokastrës.
Në një intervistë për RTSH-në, ciceronia pranë këtij muzeu, Abana Ismaili, është shprehur se gjatë 10 ditëve të para të 2023 ka pasur një numër të konsiderueshëm turistësh, kryesisht nga Europa perendimore dhe ajo nordike. Ismaili ka shtuar se pjesë e këtij fluksi janë dhe vizitorët e ardhur nga Kosova.
Turistët të intervistuar në muzeun e armëve ishin nga Anglia dhe Uellsi. Vinin për herë të parë në Shqipëri, ndërsa pohojnë se Gjirokastrës e futën në axhendën e tyre pas informacioneve të marra për historinë dhe arkitekurën e këtij qyteti të gurtë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




