Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 110 mijë vizitorë në 11 muaj

Prej vitesh Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë është bërë pjesë e guidave turistike. Individualisht, me familje, apo në mënyrë të organizuar, ky muze vijon të tërheqë turistë nga e gjithë bota.
Klodian Loka, përgjegjës i këtij muzeu thotë se vizitorët janë kryesisht turistë të huaj, polakë, spanjollë, italianë, gjermanë apo amerikanë.
“Gjatë muajit nëntor muzeu është frekuentuar çdo ditë nga nxënës të shkollave, pritet një rritje të vizitorëve gjatë Krishtlindjes”, tha përgjegjësi i këtij muzeu Klodian Loka.
Vitin e ardhshëm pritet të hapë dyert pas restaurimit dhe muzeu Etnografik, i cili pritet të ndikojë tek numri i vizitorëve. Në 11 muajt e parë të këtij viti, muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” u vizitua nga mbi 110 mijë persona.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




