Nadal rikthehet në fushë

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Në Brisbane, sytë e të gjithëve janë drejtuar nga Rafael Nadal. E nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse Rafa është kthyer. Rikthimi i majorkanit vjen pak më pak se një viti nga ndeshja e tij e fundit. Ishte 18 janari kur fituesi i 22 Grand Slam u eliminua në turin e dytë të turneut  Australian Open, pasi u mund nga Mackenzie McDonald.

Kjo falë edhe një dëmtimi të rëndë, i cili e pengoi mëngjarasin spanjoll të luajë përgjatë gjithë sezonit 2023. Rafa rikthehet në Australi por përpara Slemit në Melbourne, do të luajë në Brisbane, ku ka marrë të gjithë vëmendjen pas zbarkimit në kryeqytetin e Queensland.

Nadal ka mbërritur në Qendrën e Tenisit në Queensland, vendi i turneut, dhe tashmë ka filluar stërvitjen për ngjarjen që do të fillojë më 31 dhjetor, me finalen më 7 janar. Nadal i buzëqeshur dhe i përqendruar ka provuar tashmë fushën me Holger Rune.

Përveç Rune, në garë do të jenë edhe Dimitrov, Shelton, Humbert, Korda, Baez, Etcheverry dhe Karatsev, të cilët rrezikojnë të përballen menjëherë me Rafan. E njëjta gjë vlen edhe për Murray dhe Arnaldi. Me pak fjalë: me Nadalin në tabelën e konkurrimit, ankthi rritet orë pas ore në Brisbane. Deri në rikthimin e mbretit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme