Nadal tërhiqet nga turneu “Indian Wells”: Nuk mund të gënjej

Rafa Nadal tërhiqet nga Masteri 1000 pikësh në Indian Wells. Ka qenë vetë tenisti spanjoll që ka bërë publik lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nuk mund të gënjej veten dhe mijëra fansa. Ju të gjithë e dini se sa shumë më pëlqen të luaj këtu, është një nga arsyet pse kam ardhur shumë herët të stërvitem dhe të përpiqem të jem gati. Kam punuar shumë, jam stërvitur, madje e kam testuar veten këtë fundjavë, por nuk ndihem gati të luaj një turne kaq të rëndësishëm në nivelin më të lartë. Është një vendim i vështirë, do të më mungoni”, ka shkruar spanjolli.
Nadal nuk ka luajtur që nga turneu në Brisbane: ai hoqi dorë nga Australian Open për shkak të një dëmtimi muskulor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




