Nafta kap shifrën rekord, PD: Shtresa e mesme dhe shtresat në nevojë do të jenë në kolaps total

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, i cili preku rekordin historik prej 265 lekë për litër. Përmes një postimi në facebook, ai shkruan se me këtë ecuri shumë shpejt shtresa e mesme dhe shtresat në nevojë do të jenë në kolaps total. Sipas tij qeveria nuk marrë asnjë një masë që së paku të heqë përkohësisht disa nga taksat mbi karburantin që rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




