Nafta në bursë dhe ndikimi në Shqipëri

Lajmet nga bursat ndërkombëtare, të naftës BRENT, janë aq të shpeshta, sa që, sapo bën një llogari për çmimin e saj në pompë për konsumatorët, do të duhet ta ndryshosh. Nafta po shënon ulje të ndjeshme në treg. Po cilat janë arsyet dhe si do të transmetohet ky ndryshim në tabelat e pikave të shitjes me pakicë në Shqipëri? Materiali është përgatitur nga gazetari Bardhi Sejdarasi.
Bursa e Londrës dhe ajo e New Yorkut kanë ndryshuar me shpejtësi, dukuri që nuk vërehet lehtë. Fjala është për çmimin e kontratave të lidhur mes kompanive nxjerrëse të naftës dhe atyre që ofrojnë naftën e papërpunuar. Ky çmim është çmontuar nga çmimi i frikshëm mbi 130 USD për fuçi dhe dje, për herë të parë pas luftës, ka zbritur e po vijon zbritjen poshtë 100 USD për fuci.
Kjo dukuri e tregut ndërkombëtar që lidhet pak me çmimin në pompë, duket se tani ka filluar të ndihet në tregun shqiptar. Arsyeja është një dhe e vetme: Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të përkohshëm të çmimeve me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit vendosi sot çmimin e ri të shitjes me pakicë, të paktën për 48 orët e ardhshme. Nuk dihet e nesërmja në Bursë, por ekspertët flasin për një rikthim te kuotat normale të kontratave afatmesme.
Informacionet e fundit tregojnë se ka filluar finalizimi i marrëveshjes me disa prodhues nafte, për të rritur sasinë e fuçive që hidhen në treg. Me Arabinës Saudite, këto marrëveshje janë afër, ka kundërshti vetëm Princi i Kurorës, por me propozimin e fundit u tërhoq.
Me Venezuelën, ajo nuk ka kundërshti, por marrëveshja e mëparëshme e embargos, ku përfshihej dhe Brazili me Argjentinën, të cilat me zor u bindën atëhere, tani po venë kushte, ndërkohë që pritet rritja e sasisë.
Me Iranin po negociohet për t’i ulur , ose hequr fare kufizimet, në këmbim të inspektimeve mbi reaktorët bërthamore, kurse OPEC dhe Kanadaja kanë rënë dakort.
Këto si dhe disa faktorë, jashtë kësaj çështje, kanë bërë korrigjim në treg, ku një pjesë e rritjes të çmimit deri në 128 USD barela, të cilat ishin sjellje emocionale, sipas ekspertëve të bursës, po i nënshtrohen procesit vetëkorrigjues. Natyrisht ne se konflikti nuk ka perhapje.
Në Shqipëri nuk ka importe të reja të hidrokabureve, sepse gjendja në magazinat e lira doganore është siguruar javë më parë. Por çmimi që llogaritet për tregun me pakicë i nënshtrohet një urdhri të MF, sipas të cilit, sasitë e zhdoganuara nga zona e lirë ekonomike apo magazinat e lira ekonomike, vlerësohen me çmimin korrent të bursës ditore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




