Nafta ulet me 5 lekë, shkon në 237 lekë/litri! Rritet me 4 lekë benzina, rënie me 6 lekë pëson dhe gazi

Ekonomi | 5 vite më parë

Çmimet e naftës dhe gazit në vend janë ulur, ndërsa benzina ka pësuar rritje. Bordi i Transparencës ka vendosur që nga nafta të ulet me 5 lekë ku nga 243 lekë litri do të shitet me 237 lekë/litri. Edhe gazi ka pësuar ulje me 6 lekë ku do të shitet me 100 lekë/litri.

Nga ana tjetër rritje ka pësuar benzina me 4 lekë ku nga 223 lekë ka vajtur në 227 lekë/litri. Këto çmime të reja do të hyjnë në fuqi nga 7 maji në orën 18.00 në të gjithë pikat e karburantit në vend.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 215 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme