Nancy Pelos përfundon vizitën në Tajvan, reagon Kina: Ata që luajnë me zjarrin nuk do të kenë një fund të mirë

Ka përfunduar vizita e Kryetares së Dhomës së SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan. Pelos është larguar nga Tajvani, pas takimit që mbajti me liderët në kryeqytetin Taipei. Por vizita e saj, si pjesë e një turneu më të gjerë aziatik, ndezi zemërim në Pekin pasi ajo injoroi paralajmërimet e tij për të mos udhëtuar në ishull.
Në një deklaratë të lëshuar pak më parë, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi paralajmëroi se ata që luajnë me zjarrin nuk i pret një fund i mirë.
“Ata që luajnë me zjarrin nuk do të kenë një fund të mirë dhe ata që ofendojnë Kinën do të ndëshkohen. Shtetet e Bashkuara po shkelin sovranitetin e Kinës nën maskën e të ashtuquajturës demokraci,” tha ai, raporton BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




