Napoli “proteston”, heq sloganin kundër racizmit të Serisë A

Mungesa e pezullimit të Açerbit për batutat raciste përballë Zhuan Zhezhusit kanë shtyrë Napolin të “protestojë” me mënyrën e vet.
Shefi i marketingut i klubit kampan, Tomazo Biankini, ka bërë me dije sot se në fanellën e klubit për ndeshjen me Atalantën nuk do të vendoset fraza “Keep racism out”.
Slogani i Serisë A për të sensibilizuar tifozët dhe futbollistit për këtë plagë të shoqërisë do të hiqet në formë proteste nga ana e Napolit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




