“Nata e Nostalgjisë”, Irma Libohova: Festivali, hapi i pari në karrierën e çdo artisti

Këngëtarja e njohur Irma Libohova është shprehur në prag të nisjes së “Natës së Nostaligjisë” së Festivalit të 62 në Radio Televizionin Shqiptar se ky event përbën hapin e parë në karrierën e çdo artisti.
“Festivali është hapi i parë ku çdo artist merr karrierën, për mua ka qenë shkolla, skena, emocioni, me të njëjtin emocion që kam edhe sot”, u shpreh këngëtarja Libohova.
Duke folur për mikrofonin e RTSH-së në “Para Festin” e moderuar nga Arjola Shehu, Libohova tha se një këngëtar apo artist sa herë del para publikut ka emocione dhe përgjegjësi. Ndërsa zbuloi se sonte ajo do të këndojë edhe me vajzën e saj në “Natën e Nostalgjisë”.
“Në çdo performancë që ti del para publikut ti ke emocione dhe përgjegjësi. Nuk e ndaj dot. Sot mbaj edhe emocionin e vajzës që do të këndojë me ne. Jemi tre”, tha këngëtarja e njohur shqiptar.
Sa i përket etiketimit të saj si pasardhëse e Vaçe Zelës, Irma Libohova nënvizoi se “këto definicione t’i japin njerëzit. E konsideroj veten me fat që më kanë konsideruar pasardhëse të Vaçes. Tani unë jam, dhe kush të vijë pas meje, le të vij dhe unë i hap udhën. Dëshiroj që performacën sotme t’ia kushtoj Krajkës dhe Arben Dukës që nuk jetojnë më”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




