NATO nuk krijon një zonë të ndaluar për fluturime në hapësirën ajrore ukrainase, Zelenski reagon me zemërim

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut refuzoi të premten thirrjet e Ukrainës për të ndihmuar në mbrojtjen e qiejve të saj nga sulmet dhe avionët luftarakë rusë, çka ka ngjallur zemërimin e fortë të presidentit Volodimir Zelenksi i cili u shpreh se aleanca i kishte dhënë Rusisë dritët jeshile për të vijuar fushatën e saj bombarduese. “Sot u zhvillua në samit i NATOs, një samit i dobët dhe konfuz, ku u bë e qartë se jo të gjithë e konsiderojnë betejën për lirinë e Europës si qëllimin kryesor. Udhëheqja e aleancës i dha Rusisë dritën jeshile për të bombarduar më tej qytetet dhe fshatrat ukrainase, pasi refuzuan të krijojnë një zonë pa fluturime” tha Zelenski.
Më herët, Zeleknski kishte bërë thirrje që NATO të krijonte një zonë ku nuk lejohen fluturime mbi Ukrainë, por sekretari i përgjithshëm i NATOS Jens Stolteneberg tha se organizata nuk ishte pjesë e konfliktit. “Si aleatë të NATO-s kemi përgjegjësinë të parandalojmë që kjo luftë të përshkallozohet përtej Ukrainës, sepse një gjë e tillë do të ishte më e rrezikshme, më shkatërruese dhe do të shkaktonte akoma më shumë vuajtje njerëzore” tha Stoltenbergu.
Sipas agjenisë së lajemve Rojters, ndërsa perëndimi dënon Putin, anëtarët e NATOs do të mbrojnë njëri-tjetrin në rast sulmi dhe po tregohen të kujdesshëm të mos futen në një luftë bërthamore me Rusinë.
BE- ndërkohë ka kërcënuar se do të vendosë më shumë sanksione, por nuk është e qartë se cfarë mund të bëjë. Sekteari amerikan i shtetit Antony Blinken thotë se aleanca do të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATOs dhe se Moska nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë e Uashingtonit. ” Aleanca jonë është mbrojtjës. Nuk kërkojmë konflikt. Por nëse na vjen konflikti, jemi gati” tha ai. Zoti Blinken theksoi se kostot që Putin do të paguajë do të vijojnë të rriten dhe derisa Kremlini të ndryshojë rrugë, ai do të vijojë tatëpjetën ekonomike si dhe do të zhytet më shumë në izolim.
Por aleanca, ku SHBA Britania dhe Franca janë fuqi bërthamore, ka shkërmoqur shpresat e Ukrainës për ndihmë të menjëshershme që sipas Kievit do të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve. “Nuk do të kemi avionë të NATOS mbi hapësirën ajrore të Ukrainës dhe as trupa të NATO-s që veprojnë në territory ukrainas” u shpreh sekretari i përgjithshëm i aleancës më të madhe ushtarake në botë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




