NATO: Talebanët duhet të mbajnë premtimet e bëra

Botë | 5 vite më parë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin e organizuar nga SHBA-ja dhe Gjermania në lidhje me Afganistanin, tha se talebanët duhet të përmbushin zotimet e tyre.

”Duke folur gjatë takimit të përbashkët të sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas, Stoltenberg theksoi se talebanët duhet të mbajnë premtimet e tyre për çështjet lidhur me terrorizmin, të drejtat e njeriut dhe largimin e sigurt të personave që duan të ikin nga Afganistani”, theksoi NATO në një deklaratë.

Duke deklaruar se NATO ka korrur fitore në luftën kundër terrorizmit deri në largimin nga Afganistani, Stoltenberg tha se prania e NATO-s në këtë vend ka përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal për dekada të tëra.

Stoltenberg theksoi se ristrukturimi i grupeve terroriste në Afganistan nuk duhet të lejohet në të ardhmen dhe se të gjithë aleatët e NATO-s duhet të qëndrojnë së bashku në luftën kundër terrorizmit. /ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme