NATO thirrje aleatëve: Rritni buxhetet për ushtrinë dhe sektorin e mbrotjes

Botë | 3 vite më parë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith kanë diskutuar mbi financimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Duke folur në konferencën virtuale të sponsorizuar nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane, Smith u shpreh se SHBA-ja do të vazhdojë të bëjë presion që anëtarët të shpenzojnë të paktën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm të tyre për fushën e mbrojtjes, ashtu siç parashikohet në Premtimin e Investimeve të Mbrojtjes (DIP) të vitit 2014, i cili kërkon që vendet të përmbushin pragun prej 2 për qind deri në vitin 2024.

Përveç kësaj, Smith tha se 2 përqindëshi “është një prag, jo një tavan” dhe se planet e ardhshme të NATO-s mund të kërkojnë rritje të mëtejshme të këtij pragu.

Udhëheqësit e 31 vendeve të NATO-s, të cilët do të mblidhen më 11 dhe 12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, pritet të zhvillojnë gjithashtu biseda kritike për të ardhmen e NATO-s, lidhur me një zgjerim të mundshëm.

Ndërkaq, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë në samit ndërsa më parë ka bërë thirrje që vendi i tij të bëhet pjesë e NATO-s. Zelenksy deklaroi pak ditë më parë Ukraina është “gati për t’u anëtarësuar” dhe se aleanca duhet ta marrë një vendim për anëtarësimin e saj.

Nga ana e tyre Smith dhe Stoltenberg shpjeguan se ekziston një gamë e gjerë modelesh potenciale për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Ukrainë. Ndërsa theksuan se po shyrtohen disa opsione.

 “Ne po shikojmë një sërë opsionesh për të sinjalizuar se Ukraina po përparon në marrëdhëniet e saj me NATO-n”, tha Smith.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme