NBA, Bucks marrin fitoren e 11 radhazi, Suns kalojnë Kings

Basketboll | 4 vite më parë

Në Konferencës e Lindjes luajtën përballë njëra-tjetrës dy ekipet më të forta Miluoki dhe Boston. Nuk ishte një rastësi që rrezultoi të ishte një ndeshje ku fituesja u vendos vetëm në kohën shtesë. Ekipi i Bucks përfitoi në këtë duel nga rotacioni i bërë në skuadrën e Celtics. Për ekipin nga Boston menduan lojtarë si Derrick White (27 pikë), Malcolm Brogdon (26 pikë) dhe Sam Hauser (15 pikë) që të mbanin në lojë finalistët e vitit të klauar. Ndërsa për Bucks më i miri ishte Jrue Holiday me 40 pikë dhe Giannis Antetokounmpo, autor i 36 pikëve.

Një tjetër ndeshje mjaft interesante ishte edhe ajo mes Feniks dhe Sakramentos, rivale të Konferencës të Perëndimit. Mbrëmjen kur Suns kishin në pankinë Durant, ekipi nga Arizona vuajti jo pak përballë ekipit të Kings. “Jam shumë i lumtur për ardhjen e Durant, mezi po pres të shikoj si do të shkojnë gjërat në fushë”, tha Kevin Booker pas takimit ku rrealizoi 32 pikë.

Ndeshjet NBA (15 Shkurt)

MILWAUKEE BUCKS-BOSTON CELTICS 131-125 kohë shtesë

TORONTO RAPTORS-ORLANDO MAGIC 123-113

PHOENIX SUNS-SACRAMENTO KINGS 120-109

L.A. CLIPPERS-GOLDEN STATE WARRIORS 134-124

PORTLAND TRAIL BLAZERS-WASHINGTON WIZARDS 101-126


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme