NBA, Cavs mundin Boston në kohën shtesë, Fila shënon 147 pikë

Basketboll | 4 vite më parë

Mes Indianas dhe Filadelfias fituan sulmet. Të dy skuadrat shënuan mbi 140 pikë në një ndeshje ku u shkrua historia pasi është e gjashta ku shënohen kaq shumë pa kohë shtesë. Për Pacers protagonist absolut ishte Tyrese Haliburton me 40 pikë dhe 16 asist. Ndërkohë që Filadelfia ia doli falë lojës në grup të Harden (14 pikë, 20 asist dhe 9 topa në tabelë) dhe Joel Embiid (42 pikë). Falë këtij triumfi Filadelfia është vetëm dy fitore larg vendit të dytë të Konferencës të Lindjes, pozicion ky aktualisht i Bostonit.

 

Pikërisht mbrëmë skuadra e Celtics vuajti një humbje të vështirë për tu kapërdirë edhe pse në parket nuk kishte lojtarë si Tatum dhe Horford. Ndeshja mes Kliveland dhe Boston u vendos vetëm 0.8 sekonda nga fundi kur Grant Ëilliams kishte dy goditje të lira në dispozicion për të thyer ekulibrin (ndeshja ishte 109-109). Lojtari gaboi dhe kështu për të vendosur fituesen e mbrëmjes u desh koha shtesë. Në minutat shtesë sulmi i Bostonit frenoi duke shënuar vetëm 5 pikë ndërkohë që ekipi Cavaliers vazhdoi traditën duke rregjistruar fitoiren e 7 në po kaq takime që ka shkuar me shtesë. Më të mirët për Cavaliers ishin Evan Mobley (25 pikë) dhe Lamar Stevens (17 topa në tabelë).  

Ndeshjet NBA (7 Mars)

DETROIT PISTONS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 104-110

MIAMI HEAT-ATLANTA HAWKS 130-128

INDIANA PACERS-PHILADELPHIA 76ERS 143-147

DENVER NUGGETS-TORONTO RAPTORS 118-113

SACRAMENTO KINGS-NEW ORLEANS PELICANS 123-108

CLEVELAND CAVALIERS-BOSTON CELTICS 118-114 Kohë shtesë


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme