NBA: Doncic shtang Clippers, fitojnë edhe Lakers

Basketboll | 6 vite më parë

Luka Doncic shtang Clippers dhe Dallas fiton ndeshjen e parë të sezonit, duke dërrmuar ekipin e trajnerit Lue, të privuar nga Leonard,  124-73 në Staples Center. Slloveni magjeps me 24 pikë, dhe 8 asistime, 21 pikë të nënshkruara nga Richardson dhe 18 Hardaëay jr, me tabelën që në mes të ndeshjes shënon 77-27 për teksanët, hendeku më i madh i vendosur  ndonjëherë në epokën e “shot-clocke”,  inauguruar në sezonin 1954-55.

Buzëqesh një tjetër Los Angeles, ajo verdhevjollcë, që edhe pa Anthony Davis u jep një mësim “Ujqërve” (127-91). Përveç LeBron-it të zakonshëm (18 pikë), bie në sy Kyle Kuzma (20 pikë), pothuajse i rigjeneruar nga rinovimi i fundit (tre-vjeçar nga 40 milion dollarë), gjithashtu bëhet i gjallë edhe Marc Gasol me 12 pikë, 8 asistime në 21 minuta.

 Duke qëndruar në Perëndim, Ingram (28 + 11) dhe Williamson (18 + 11) nënshkruajnë suksesin 98-95 të Pelicans (Nicoli Melli në pension) në San Antonio ndërsa Golden State zhbllokon: 129-128 në Chicago me 36 Pikët e Curry dhe një treshe vendimtare në 1 “7 nga sirena e Damion Lee. Vazhdon ende duke pritur debutimin e tij në Nba, Nico Mannion.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme