NBA, Fox më mirë se Curry, Boston “tirani” i Lindjes

Basketboll | 4 vite më parë

Konferenca e Lindjes ka një formacion, i cili nëse vazhdon kështu do jetë përsëri në finalet e mëdha. Boston mundi lehtësisht mbrëmë Atlantën falë paraqitjes të Derrick White (24 pikë), Jaylen Brown (29 pikë) dhe Jayson Tatum (25 pikë) në sulm ndërsa në mbrotje spikati edhe Robert Williams (12 pikë, 8 topa në tabelë, 2 asist).

Një tjetër ndeshje me interes ishte edhe ajo që konsiderohet si derbi kalifornian mes Golden Stejt dhe Sakramentos. Kings rikthehen pas 16 vitesh mungesë në “play-off” duke mundur kampionë në fuqi falë një ndeshjeje të vendosur vetëm në sekondat e fundit. Në këtë takim spikati De’Aaron Fox, autor i 38 pikëve dhe Malik Monk (32 pikë). Për kampionët në fuqi Curry u dorëzua i fundit duke tentuar edhe një goditje për tre pikë në të rënë të sirenës.

Ndeshjet Play-Off NBA (16 Prill)

PHILADELPHIA 76ERS-BROOKLYN NETS Ndeshja-1 121-101

BOSTON CELTICS-ATLANTA HAWKS Ndeshja-1 112-99

NEW YORK KNICKS-CLEVELAND CAVALIERS Ndeshja-1 101-97

SACRAMENTO KINGS-GOLDEN STATE WARRIORS Ndeshja-1 126-123


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme