NBA, Harden humbet përballë LeBron dhe mendon lamtumirën

Basketboll | 6 vite më parë

Rockets kundër Lakers jo vetëm që konfirmuan epërsinë e LeBron James, i cili e tërhoqi ekipin e tij në fitoren 117-110, por gjithashtu konfirmoi dëshirën e James Harden për të ndryshuar ambjent. “Situata është e padurueshme”, tha ai, duke lënë të nënkuptohet se valixhja është gati. Sixers mundën Miami 137-134 falë super performancës së Joel Embiid, autor i 45 pikëve.

Kthim te suksesi në këtë mbrëmje të NBA-së edhe për Nets, 122-116 ndaj Denver, për të harruar mbrëmjen e Cavs, të cilët në shtëpi pësojnë një disfatë të rëndë ndaj Utah Jazz me një diferencë shumë të lartë: 117-87. Gjithashtu, një tronditje në shtëpi edhe për Golden State, 104-95 me Pacers. Renditja, në lindje Boston komandon, ndjekur nga Sixers; në perëndim Lakers, i ndjekur nga Utah Jazz.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme