NBA, Knicks shtangin Boston, Majemi fiton në Filadelfia

Basketboll | 4 vite më parë

Në Filadelfia u luajt një duel ku fituesi u vendos 90 sekonda nga sirena e periodës të katërt. Autori i koshit akrobatik ishte Jimmy Butler, i cili vetëm pak orë përpara ndeshjes deklaroi se ishte i lodhur nga humbjet. Lideri i Majemit ishte autor i 23 pikëve, 11 topave të fituar në tabelë dhe 9 asistëve. Loja në grup e Heat anuloi 27 pikët e Joel Embiid dhe 20 pikët e James Harden. Ky i fundit në të rënë të sirenës gaboi edhe tre pikëshin që do ti kishte dhënë fitoren njërës prej skuadrave më të mira të Konferencës të Lindjes.

Po në Konferencën e Lindjes erdhi edhe surpriza e dytë e mbrëmjes me Nju Jorkun që koleksionoi fitoren e gjashtë radhazi sezonale në një duel ku kishte përballë njërën prej skuadrave më të kuotuara për të fituar titullin. Julius Randle dhe Immanuel Quickley me 23 pikë secili shtangën Bostonin e Jason Tatum, i cili përfundoi takimin me vetëm 14 pikë llogari.

Ndeshjet NBA (28 Shkurt)

CHARLOTTE HORNETS-DETROIT PISTONS 117-106

PHILADELPHIA 76ERS-MIAMI HEAT 99-101

NEW YORK KNICKS-BOSTON CELTICS 109-94

NEW ORLEANS PELICANS-ORLANDO MAGIC 93-101


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme