NBA, Lakers kalojnë New Orleans, fitojnë Boston e Denver
Boston mori një fitore mjaft të vyer përballë Detroit Pistons. Edhe mbrëmë ekipi i Celtics nuk rreshtoi në parket Jaylen Brown, i cili pësoi një dëmtim në fytyrë pak ditë më parë. Protagonist absolut i takimit ishte Jayson Tatum më 38 pikë të rrealizuara ndërkohë që spikati edhe Malcolm Brogdon me 25 pikë. Pas 9 takimesh mungesë u rikthye edhe Marcus Smart autor i një ndeshje të mirë me 9 pikë, 7 topa të fituar në tabelë, gjashtë asist dhe gjashtë vjedhje topi.
Një tjetër ndeshje që pritej me shumë interes ishte edhe ajo mes Denver dhe Dallas. Ekipi i Nuggets, përfitoi nga mungesa e Irving, duke nënshtruar Mavs falë paraqitjes të mirë të Jeff Green dhe të përhershmit Nikola Jokiç. Për Dallas më i miri ishte Luka Donçiç, autor i 37 pikëve (në 35 minuta ku qëndroi në parket). Slloveni mbylli kështu garën e 65 në karrierë me +35 pikë për ndeshje (vetëm LeBron James ka stastika më të mira në këtë drejtim).
Në garën e parë pasi u bë pikëshënuesi më i mirë i NBA, James rrealizoi 21 pikë përballë New Orleans. Falë 28 pikëve të Anthony Davies ekipi kalifornian mundi Pelicans në shifrat 120-102. Për Lakers ka ende shpresë që të marrin pjesë në play-in.
Ndeshjet NBA (16 Shkurt)
CHARLOTTE HORNETS-SAN ANTONIO SPURS 120-110
INDIANA PACERS-CHICAGO BULLS 117-113
PHILADELPHIA 76ERS-CLEVELAND CAVALIERS 118-112
ATLANTA HAWKS-NEW YORK KNICKS 101-122
BOSTON CELTICS-DETROIT PISTONS 127-109
BROOKLYN NETS-MIAMI HEAT 116-105
MEMPHIS GRIZZLIES-UTAH JAZZ 117-111
OKLAHOMA CITY THUNDER-HOUSTON ROCKETS 133-96
DENVER NUGGETS-DALLAS MAVERICKS 118-109
LOS ANGELES LAKERS-NEW ORLEANS PELICANS 120-102
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




