NBA, Majemi dhe Minesota kualifikohen në “play-off”

Ndeshja mes Bulls dhe Heat ishte më e ndezur nga ç’parashikohej pasi Majemi arriti që të kalonte për në play-off vetëm falë statistikave të frikshme të arritura në fund të takimit përballë Çikagos. Në segmentet e fundit të takimit skuadra nga Florida rregjistroi shifrat 15-1 duke përmbysur kështu ekipin e Bulls dhe prerë një biletë për në play-off atje ku i pret një duel i fortë me liderët e Konferencës të Lindjes, Miluoki Bucks. Sa i përket kronikës diferencën e bëri mbrojtja e Majemit pasi mbajti nën kontroll lojtarin më të mirë të Bulls, Zach LaVine (autor i vetëm 15 pikëve). Për Majemin më i miri ishte Jimmy Butler, i cili pushoi vetëm pesë minuta në të gjithë ndeshjen duke rrealizuar plot 31 pikë.
Nga ana tjetër edhe për Oklahomën shpresat për të shkuar në “play-off” janë ndalur keq. T’Wolves nuk patën mëshirë edhe pse në periodën e pare ishin nën ngërç psikologjik. Me kalimin e minutave skuadra nga Mineapolis mori vetëbesim duke i shkaktuar një humbje të thellë Oklahomës. Në fitoren e Minesotës u dalluan Rudy Gobert (21 pikë) dhe Karl-Anthony Towns (28 pikë). Ndërsa për Thunder paraqitja e Shai Gilgeous-Alexander (22 pikë), Dort e Jalen Williams (respektivisht rrealizuan 17 pikë).
Ndeshjet NBA play-in (15 Prill)
MIAMI HEAT-CHICAGO BULLS 102-91
MINNESOTA TIMBERWOLVES-OKLAHOMA CITY THUNDER 120-95
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




