NBA: Miami triumfon në Lindje, sfidë ndaj Lakers për titullin

Miami është shpallur sot kampion në Konferencën e Lindjes, duke siguruar të drejtën të duelojë në finalet e titullit kampion në NBA. Duke nisur nga dita e mërkurë (mëngjesi i së enjtes me orën shqiptare), Lakers dhe Miami do të duelojnë mes tyre për titullin kampion.
Miami fitoi 125-113 ndaj Boston në finale e gjashtë play off mes dy ekipeve, duke triumfuar 4-2 me ndeshje. Takim me rivalitet dhe emocione, vendosur në favorin e Heat vetëm në minutat e fundit.
Adebayo me 32 pikë e 14 rebound ishte shënuesi më i mirë për Miami, mbështetur edhe nga Butler me 22 pikë. Ndërkohë që Herro dhe Iguodala, që e nisën ndeshjen nga stoli, realizuan 34 pikë së bashku, një ndihmë e madhe për skuadrën.
Për Boston, 4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë: Brown 26, Tatum 24, Smart dhe Walker nga 20 pikë, por zhgënjeu pjesa tjetër e skuadrës. Ndërkohë që në minutat e fundit bënë shumë gabime, që i kushtuan humbjen dhe eliminimin.
Konferenca e Lindjes – Finale play off
Miami – Boston, 125-113 (4-2)
Konferenca e Perëndimit – Finale play off
Lakers – Denver, (4-1)
Finalja e madhe
Lakers – Miami
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




