NBA rinis me dilema, 50 lojtarë kanë frikë të shkojnë në Orlando

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Rinisja e sezonit 2019-2020 në NBA mund të ketë disa surpriza. Disa lojtarë kanë shprehur dyshimet e tyre për rikthimin në fushë për shkak të frikës nga koronavirus.

Gjatë një video-konference që drejtuesit e NBA-së kanë zhvilluar së fundi me lojtarët rreth 40-50 prej tyre kanë shprehur frikën për të shkuar në Orlando, qytetin ku do të zhvillohe pjesa e mbetur të sezonit.

Zyrtarisht, asnjë lojtar nga 22 ekipet që do të vijojnë garën nuk ka refuzuar të zbresë në fushë, por ata kanë shfaqur frikën e tyre. Dyshimet më të mëdha vijnë nga lojtarët që luajnë për ekipet që nuk kanë shumë shanse për të fituar titullin.

NBA ka vendosur që lojtarët që nuk do të paraqiten të zëvendësohen nga të tjerë. Kjo do të ndodhë edhe në rast se ata dëmtohen apo dalin pozitiv me koronavirus.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme