NBA: Verdiktet e sezonit të rregullt

Ka përfunduar sezoni i rregullt i NBA dhe pas 82 ndeshjeve të luajtura nga secila skuadër janë mësuar emrat e ekipeve që janë kualifikuar direkt në fazën e Play Off-it si dhe emrat e atyre që do të luajnë në Play In.
Në Konferencën e Lindjes kanë siguruar një vend në Play Off, 6 ekipet që mbyllën sezonin e rregullt në vendet e para të renditjes (respektivisht Boston Celtics, New York Knicks, Milwaukee Bucks, Cleveland Cavaliers, Orlando Magic dhe Indiana Pacers).

Skuadrat e renditura nga vendi i 7-të deri tek i 10-ti do të luajnë në Play In. Philadelphia 76ers – Miami Heat dhe Chicago Bulls – Atlanta Hawks janë dy sfidat gjysmëfinale të Play In-it në Konferencën e Lindjes.
Në Konferencën e Perëndimit kanë siguruar një vend në Play Off, 6 ekipet që mbyllën sezonin e rregullt në vendet e para të renditjes (respektivisht Oklahoma City Thunder, Denver Nuggets, Minnesota Timberëolves, Los Angeles Clippers, Dallas Mavericks dhe Phoenix Suns).

Skuadrat e renditura nga vendi i 7-të deri tek i 10-ti do të luajnë në Play In. New Orleans Pelicans – Los Angeles Lakers dhe Sacramento Kings – Golden State Warriors janë dy sfidat gjysmëfinale të Play In-it në Konferencën e Perëndimit.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




