Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Syl Kuqi

Aktori Syl Kuqi, ish-aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës është ndarë nga jeta. Teatri Kombëtar i Kosovës njofton se karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar Teatri Kombëtar i Kosovës me anë të një postimi në Facebook, ku ka shprehur dhe ngushëllimet për familjarët.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.
Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit. Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe mbarë komunitetit artistik,”- shkruan Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




